Vlerësohet se pothuajse 40% e popullsisë botërore është intolerante ndaj glutenit. Nëse e keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, kjo mund të nënkuptojë që edhe ju i takoni këtij grupi.
Dëgjo këtë artikull tani…
A po të dëmton gluteni pa e ditur? Këto simptoma s’janë të rastësishme…
Më shumë se 55 sëmundje lidhen me glutenin, proteinën që gjendet në grurë, thekër dhe elb thekra (në disa raste edhe tërshëra, varësisht si është përpunuar).
Gluteni është ai që i jep brumit elasticitet dhe strukturë. Kur gatuajmë bukë apo byrek, është gluteni që bën që brumi: të fryhet, të lidhet mirë, dhe të ketë atë strukturën “të përtypshme”.
Kush duhet të shmangë glutenin?
Personat me sëmundjen celiake – është një sëmundje autoimune ku organizmi sulmon veten në prani të glutenit.
Personat me ndjeshmëri ndaj glutenit (jo celiake) – ndiejnë fryrje, lodhje ose dhimbje barku pas ushqimeve me gluten, por nuk kanë sëmundjen celiake.
Ata me alergji ndaj grurit – një reagim alergjik, jo ndaj glutenit në veçanti, por ndaj përbërësve të tjerë të grurit.
Vlerësohet se në 99% të personave që kanë intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake ky çrregullim nuk diagnostikohet.
A duhet ta shmangin të gjithë glutenin?
Jo. Për shumicën e njerëzve, gluteni nuk është i dëmshëm. Është një pjesë e zakonshme e dietës mesdhetare dhe tradicionale, dhe nuk ka nevojë të shmanget, përveç nëse ka arsye mjekësore.
Në vijim sjellim shenjat që tregojnë se ju pengon gluteni:
• Çrregullime të tretjes, si gazrat, fryrja, diarreja dhe madje edhe kapsllëku (më të theksuara tek fëmijët pas konsumimit të glutenit);
• Keratoza pilaris (e njohur edhe si “lëkura e pulës”) në duar;
• Lodhja apo rraskapitja pas konsumimit të ushqimit që përmban gluten;
• Diagnoza e sëmundjeve autoimune, si tiroiditi Hashimoto, artriti reumatoid, lupusi, psoriaza, koliti ulcerativ, skeloderma ose skleroza e shumëfishtë;
• Simptomat neurologjike si marramendja ose ndjenja që nuk keni ekuilibër;
• Çekuilibri hormonal;
• Kokëdhimbjet e migrenës;
• Diagnoza e sindromës së lodhjes kronike ose fibromiaglisë;
• Inflamacionet, ënjtja ose dhembja në nyja (gishta, gjunjë, ije);
• Problemet me disponim, si ankthi, depresioni dhe luhatjet në disponim.