AAK: Të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një konferencë për media pak para mbylljes së qendrave të votimit. Sipas AAK-së, ka pasur një rritje të numrit të votuesve në disa komuna në orët e pasdites.

Shtabet tona zgjedhore njoftojnë se në orët e pasdites ka pasur një rritje përmbajtjesore të numrit të votuesve në komunat: Pejë, Gjakovë, Deçan, Suharekë, Kamenicë dhe në komuna të tjera”, ka thënë Floriana Leku-Sadiku nga AAK-ja.

Gjithashtu AAK-ja ka kërkuar që të mos mbyllen qendrat e votimit derisa të votojë edhe qytetari i fundit. “U bëjmë thirrje organeve që i menaxhojnë zgjedhjet të presin derisa të votojë edhe qytetari i fundit”, shtoi ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu