Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, është përfshirë në akuzat e ndërsjella të presidentit dhe kryeparlamentares.
Ai tha se lufta e Hashim Thaçit ndaj Vjosa Osmanit është e qëllimshme, pasi që sipas tij, janë Grupi Parlamentar i LVV dhe ajo që po bëjnë pengesa për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, njofton Klan Kosova.
“Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës. Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane. Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urren Bashkimin Europian dhe ndërmjetësimin në dialog”.










