Abazi: Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, e ka quajtur rrenc presidentin Hashim Thaçi, pasi ky i fundit ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

Thaçi, në një intervistë në RTV Dukagjini, ka thënë se në dhomën e përgjimeve ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit.

Pas kësaj deklarate të presidentit ka reaguar Haki Abazi i LVV-së, duke thënë se “Hashim Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”.

Presidenti Hashim Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti, Haki Abazi e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për futjen e tyre në dhomën e përgjimeve në PTK.

“Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu