Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se do të ofrojë dorëheqjen në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Megjithatë, pas mbledhjes maratonike të kryesisë së ngushtë të LDK-së, Abdixhiku tha para mediave se nëse delegatët e partisë e refuzojnë dorëheqjen ai do të vazhdojë të qëndrojë në krye të partisë.
Abdixhiku tha se secili anëtarë i LDK-së është i hapur të garojë për te parin e partisë.










