Abdixhiku: Kryesia e re mbështet diskutimet me Vjosa Osmanin për formimin e institucioneve

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e saj të re, e cila përbëhet prej 33 anëtarësh. Në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ndër të tjerash tha se Kryesia ka mbështetur propozimin që kjo parti të vazhdojë diskutimet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.

Mbështetet iniciativa që LDK të vazhdojë negociatat vetëm me zonjën Osmani si kandidate për presidente. Po pres që gjatë javës së ardhshme, zonja Osmani të caktojë ditën dhe datën e takimit. Na duhet president që I përfaqëson të gjitha partitë politike dhe jo vetëm një parti. Na duhet një president Kushtetues. Të gjitha detajet do t’i shpalosim kurdo që do të ndodh takimi. Ajo çfarë po themi vazhdimisht është që jemi të interesuar ti shmangim krizat”, ka thënë ai.

Ai po ashtu theksoi se ata do të jenë opozitë, por ka përsëritur se ata janë që të shmangen zgjedhjet e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu