Abdixhiku nuk shkon nesër në takim me Kurtin, propozon tjetër ditë

Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, theksoi se partia e tij do jetë konstruktive me partitë e tjera me të në krye. Ai ka refuzuar parimisht ftesën e Kurtit dhe Osmanit për tu takuar të hënën, ndërkohë që ka një propozim që takimi të mbahet të premten.

“Ishte proces i rregullt dhe demokratik, me kulturë të lartë politike. Kemi vendosur një standard të ri e të lartë në Kosovë. I falënderoj delegatët që ma besuan detyrën e të parit. Duhet ta bëjmë rikthimin e shpejtë, falënderoj edhe kundër kandidatët për kulturën e lartë. Qasja jonë do jetë konstruktive, pjesë e platformës time është që të jemi konstruktiv me partitë shqiptare, jemi pjesë e institucioneve dhe kemi përgjegjësi,” theksoi Abdixhiku para mediave.

Ai ka thënë se nesër do dal në zyrën e LDK-së. “Falënderoj Kurtin e Osmanin për ftesën por e kam të pamundur të marr pjesë në takimin e nesërm, propozoj të premten si datë për takim.”, deklaroi Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu