Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku përballë gazetares Edita Doli ka ndarë planet me publikun për të shënuar 40-vjetorin e karrierës së saj artistike.
Duke qenë se është një artiste me një bagazh të madh e me karrierë të gjatë, ajo tashmë ka fituar zemrat e publikut.
E pyetur se cila është gjëja më e çmendur që kanë bërë për të, ylli i estradës shqiptare befasoi me përgjigjen.
“Cila është gjëja më e çmendur që kanë bërë për ty?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.
Ajo tha: “Kam parë shumë djem me tatuazhe fytyra ime, emri im. Ndoshta këto s’po më kujtohen. Njerëz që nuk i kam takuar kurrë”, u shpreh ajo.
Ismaili theksoi se do të realizojë një dokumentar për karrierën, do t’i bëjë disa këngë e po shpreson edhe për një koncert.
Ndër tjerash theksoi se është e fokusuar vetëm në punë për të shënuar një moment të veçantë në jetë, e të lë gjurmë në estradë.