Adelina Ismaili me rrëfim rrëqethës pas fjalëve të Qunit: Si ma dha Antoni revolen e tij personale

Kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës Anton Quni, mbrëmë në një emision televiziv ka folur për kohën e luftës, gjatë të cilës ai ishte komandant.

Ai në “Kojshia Show”, ka treguar se si serbët në krye me Arkanin kishin planifikuar kidnapimin e këngëtares së njohur shqiptare Adelina Ismaili, shkruan Bota sot.

Quni ka treguar se kishte përdorur një taktikë interesante për t’i motivuar ushtarët gjatë luftës dhe si motiv e kishin Adelina Ismailin.

”Në atë kohë flitej se Arkani ka plane me kidnapu Adelina Ismajlin, edhe une këtë ua prezantojë ushtarëve, u thash a e keni dëgju këto që po flitet për këtë temë edhe normal që ushtarët u acarun. Për ne ishte ikonë Adelina Ismajli, thash ne a mund t’i lejojmë vetit që një paramilitar me ardhë në mes Kosovës edhe me marrë Adelina Ismajlin, është drejtpërdrejt sulm në nderin tonë kombëtar, edhe na duhet meniher me i ndërmarrë të gjitha obligimet dhe m’i dalë në ndihmë.” ka deklaruar Quni.

Ndërsa, sot me të dëgjuar deklaratën e tij, ka reaguar Adelina, e cila përmes një postimin në Facebook, ka thur fjalë lavdi për ish-komandantin e UçK-së.

Këngëtarja ka treguar edhe një detaj interesant, duke thënë se Quni ia kishte dhënë revolen e tij personale për të regjistruar klipin “Stripi në mahall”.

“Anton Quni… nje nga njerezit me te medhenj qe kam njohur ne jete. I vetmi qe barti uniformen e Ushtrise Çlirimtare dhe me dha revolen e tij personale per te rexhistruar publicitetin “Stripi ne mahall” duke mos u frikesuar, as kercenuar dhe as pa e largu buzeqeshjen nga fytyra. Jo ne Koshare te dashur miq, une ne Koshare s’kam qene para dhe as gjate luftes dhe shpresoj nje dite te kuptohet pse nuk isha atje…Te falenderoj Anton –Adelina”, ka shkruar Adelina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu