Ademi: Nuk është e vërtetë që shkollat do të rihapen në 18 maj

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në faqen e tij në Facebook e ka shpërndarë një vendim të ministrisë, që sipas tij është pavërtetë, në lidhje me rihapjen e shkollave në vend.

Ai thotë se është lajm i rremë vendimi që u përhap në rrjetet sociale, ku thuhej se shkollat do të hapen më 18 maj.

Ndërsa ka reaguar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, prej ku thonë se akoma nuk kanë marrë vendim për rihapjen e shkollave.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës e demanton informacionin që u shpërnda sot nga disa mediume, për kinse dekretin e miratuar nga Qeveria, me të cilin parashihej hapja e shkollave fillore dhe të mesme më 18 maj 2020”.

Informojmë se bëhet fjalë për informacion të rrejshëm dhe dokument që fare nuk është përgatitur nga ana e Ministrisë dhe miratuar nga Qeveria. Kjo temë nuk është diskutuar në seancat qeveritare ditëve të kaluara”, thonë nga MASH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu