Adoleshentja humb jetën pasi përdori telefonin në banjo

Një adoleshente ka humbur jetën pasi u godit me elektricitet përderisa po përpiqej të karikonte telefonin e saj gjersa po bënte dush.

Madison Coe, 14 vjeçe, po bënte një banjë në shtëpinë e saj në Lovington, Neë Mexico, kur ka ndodhur aksidenti, transmeton portali arbresh.info

Sipas familjes së saj, ajo po mundohej të karikonte telefonin, derisa qëndronte ulur në vaskë.

Gjyshja e saj ka theksuar se në dorën e saj u panë shenja djegie.

Madison ishte anëtare e grupit të shkollës së mesme Terra Vista dhe gjithashtu luajti basketboll për shkollën


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu