Aeroplani bën zbarkim dramatik derisa tundet nga erërat e forta në Britani

Shumë njerëz që kanë frikë nga fluturimi do t’ju thonë se zbarkimet janë ato që urrejnë më së shumti. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndjenja e përplasjes së rrotave në pistë mund të jetë e mjaftueshme për të trazuar stomakun e pasagjerëve dhe për t’i bërë ata të mendojnë skenarin më të keq.

Mund të shkaktojë ankth edhe në kushte të buta, e lëre më pastaj të imagjinoni të jeni në këtë aeroplan derisa Stuhia Barra godet Mbretërinë e Bashkuar me erëra të forta.

Pamjet dramatike tregojnë pilotin duke u përpjekur të bëjë një zbarkim të drejtë, derisa erërat e lëkundin aeroplanin.

Derisa Stuhia Barra iu afrua Britanisë nga Atlantiku, autoritetet lëshuan paralajmërime të shkallës së verdhë të motit për erë në pjesën më të madhe të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu