Një aeroplan pakistanez me 47 ersona në bord është rrëzuar vetëm pak minuta pasi humbi kontaktin me kontrollin nga toka, transmeton InfoShqip.
Kompania ajrore ‘Pakistan Airlines’, thotë se AATR-42 është zhdukur pasi ka kaluar në regjionin e Chitralit Verior.
Zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se 37 persona ishin udhëtarë dhe tjerët personel.
Një polic lokal ka thënë për një televizion pakistanez, se aeroplani ra mbi një fshat në veri dhe se ekipet e shpëtimit janë drejtuar drejt vendit të ngjarjes./Infoshqip.com












