Aeroplanmbajtësja ruse, e cila thuhet se shkatërroi mbi 1.000 objektiva në Siri është nisur drejt Britanisë, shkruan “The Independent”
Pas një marrëveshje armëpushimi mes grupeve të qeverisë dhe opozitës siriane më 29 dhjetor, Moska ka rënë dakord që të pakësojë operacionet e saja ushtarake në vend.
Shefi i forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov, tha se aeroplanmbajtësja e vetme e vendit “Admiral Kuznetsov”, do të jetë e para që do të kthehet në bregdetin Arktik të Rusisë, në afërsi të kufirit me Finlandën.
Por për të marrë rrugën drejt Rusisë, asaj do ti duhet të kalojë drejt ujërave britanike, ashtu siç bëri në tetor, kur u shoqëruara nga Marina Mbretërore britanike dhe disa avionë luftarakë.
Më herët kur aeroplanmbajtësja kalo në ujërat ndërkombëtare të Britanisë mediat britanike u tallën duke thënë: Me këto rranga do të na trembë Rusia?
Mbetet të shohim nëse do të tallen sërish apo jo.
Marina ruse po i afrohet Kanalit Anglez, ndërkohë që do të lundrojë nëpër Detin e Veriut.