Aeroporti i Tiranës i dyti në Ballkan për nga numri i udhëtarëve gjatë 2023

Aeroporti i Tiranës është radhitur i dyti për nga numri i udhëtarëve gjatë vitit 2023, që regjistroi afër 7,3 milionë udhëtarë.

Kryeson Aeroporti i Beogradit me 7,9 milionë udhëtarë që kanë udhëtuar gjatë 2023, pas tij radhitet Aeroporti i Zagrebit me 3,7 milionë, i katërti është Aeroporti i Prishtinës me 3,4 milionë dhe i pesti është Aeroporti i Splitit me 3,5 milionë udhëtarë, bën të diturfaqja e aviacionit “Exuaviation”, përcjell INA.

Vitin e kaluar, më shumë se gjysma e aeroporteve shënuan vitin më të ngarkuar ndonjëherë, dhe disa janë ende nën nivelin e transportuar pasagjerë në krahasim me periudhën para pandemisë Covid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu