Kryeparlamentari Gashi në vrazhdën e takimeve në Doha të Katarit ka realizuar takim me Kryetaren e Muzeumeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit, sipas Gashit kjo është një hap i mirë për fillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës, transmeton InfoShqip.
Postimi i plotë:
“Në Doha, Katar, pata kënaqësinë të takohem me Sheikhan Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, Kryetare e Muzeumeve dhe Trashëgimisë Kulturore të Katarit. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, muzeologjisë dhe industrisë së filmit, fusha ku vendet tona kanë potencial të madh të krijojnë ura të reja dhe projekte me ndikim ndërkombëtar”, ka shkruar Gashi./InfoShqip.com/










