Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

Agim Krasniqi është emëruar ministër në detyrë i Financave, pasi Hykmete Bajrami ka kërkuar të lirohet nga pozita e ministres. Emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë Krasniqi.

Pas lirimit të detyrës të Hykmete Bajramit, me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti jam emëruar ministër në detyrë i Financave”, tha Krasniqi.

Bajrami ishte emëruar ministre e Financave në Qeverinë Hoti, pasi ajo ka qenë ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu