Agjenda e dialogut pritet të dakordohet para takimit të radhës Kurti-Vuçiq

Agjenda e dialogut Kosovë-Serbi pritet të dakordohet para takimit të dytë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Parimisht Kurti dhe Vuçiqi janë pajtuar që takimi i radhës të mbahet më 25 korrik. Pavarësisht kësaj, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se data e takimit duhet të konfirmohet pasi ka dallime mbi vijueshmërinë e diskutimeve.

Ndërsa njohësit e procesit të dialogut kanë thënë se para takimit Kurti-Vuçiq duhet të ketë një takim të raungut më të ulët për përgatitjen e këtij takimi dhe për pajtueshmërinë e kornizës së negociatave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë për “Kosovapress” se takimi i parë i kryeministrit Kurti me palën serbe ka dëshmuar qasjen ndryshe të tyre për dialogun me Serbinë.

“Qëndrimi dhe pozicionimi i kryeministrit në dialogun me Serbinë̈ ka qenë mjaft i qartë dhe ka treguar se ne jemi të gatshëm të tregohemi konstruktiv, derisa jemi brenda kornizave që ne konsiderojmë se nuk duhet të dalim. Prandaj vet qëndrimi i Albin Kurtit si kryeministër dhe propozimet që i ka nxjerr, tregon që ne kemi qasje ndryshe dhe po dëshirojmë t’i qasemi ndryshe nga të tjerët. Prandaj kemi shkuar edhe propozime të reja dhe jo të vazhdojmë̈ aty ku kanë mbetur dhe kanë lënë të tjerët… Parimisht janë̈ dakorduar që të mbetet 25 korriku data kur do të jetë takimi i radhës, megjithatë̈ e dimë që nuk ka një konfirmim se nuk ka pasur pajtueshmëri për agjendën që pritet të jetë pjesë e dialogut”, ka thënë ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu