Ahmeti: Bashkimi Demokratik nuk do të veprojë me eufori dhe folklorizëm

Ali Ahmeti ,lider i Bashkimit Demokratik për Integrim ka bërë të ditur zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me negociatat për formimin e Qeverisë së Re në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast ai ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje me fituesin e partisë maqedonase për këtë cështje. Ali Ahmeti gjithashtu ka thënë se nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Këto komente ai i bëri sot në një brifing me gazetarët në Shkup duke folur për shumë zhvillime të rëndësishme për vendin por edhe duke komentuar mospjesëmarrjen e partive politike shqiptare në një takim të thirrur për sot.

Ali Ahmeti tha se më vjen shumë keq që ata sot nuk erdhën të bëhen pjesë e zhvillimeve , pjesë e procesit dhe pjesë e ndarjes së përgjegjësive të mëtutjeshme.

I pyetur për bisedimet me LSDM-në dhe për çështjen e kryeministrit shqiptar, kreu Ali Ahmeti tha se partie politike që përfaqëson ai nuk do të veprojë me eufori dhe folklorizëm dhe se do të veprohet në të mirën e vendit.

“Bashkimi Demokratik për Integrim është faktor stabiliteti në vend dhe për derisa është i vetëdijshëm për misionin për zhvillimet, Bashkimi Demokratik nuk do të veprojë as me eufori as me folklorizëm e as me presione nga rruga, por do të zgjedhë rrugën e duhur, me qëllimin sa ma të mirë që do ti shërbejnë vendit”, tha mes tjerash Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu