Ahmeti në takimin me Ambasadorin francez: BDI nuk vepron në sajë të emocioneve

Kryetari i Bdi-së, Ali Ahmeti është takuar ditën e sotme me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Timonier.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori i Francës shkëmbyen mendime për situatën politike në vend pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ahmeti nënvizoi që për BDI-në, stabiliteti i vendit është shumë i rëndësishëm përballë sfidave vendore, rajonale, por edhe globale.
Kryetari i BDI-së elaboroi mbi bisedimet negociuese me VMRO-DPMNE dhe LSDM-në duke shpalosur prioritetet për rrumbullakësim të Marrëveshjes së Ohrit.

Edhe përkundër presionit të vazhdueshëm opinionbërës, BDI nuk vepron në saje të emocioneve dhe preferencave, por me racionalitet dhe të fokusuar në zotimet para qytetarëve, duke mos qenë as servis i njerës palë e as shërbëtor i palës tjetër, thuhet në komunikatën e lëshuar nga BDI.

Ahmeti ka njoftuar Ambasadorin e Francës që BDI nuk ngutet, por dëshiron që të sigurohet për realizim të pritjeve të qytetarëve, bashkë me rishqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve të kontestuara si “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova”, apo edhe vet përgjimet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu