Ahmeti: Përçarja e votës shqiptare do t’i kontribuonte vetëm rrymave anti-shqiptare

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi para banorëve të Kërçovës unifikimin e votës shqiptare të cilën e arsyetoi me mos-çuarjen dëm të votës dhe defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas Ahmetit kjo situatë do t’i kontribuonte vetëm rrymave anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

“BDI është vlerë kombëtare dhe kjo vlerë duhet ruajtur e trashëguar nga brezat që vijnë, këtu militojnë njerëz të cilët kanë dhënë shumë për këtë vend, andaj unë nuk kam asnjë shqetësim, unë nuk kam asnjë frikësim se mund dikush të na fitojë.

Ne jemi të vetmit ata fitimtar që me 11 dhjetor në mbrëmje do të bëjmë festën e madhe. Unë këtu para jush flas jo si kryetar i BDI-së, nga këtu po vazhdojë atë që nisa në Forinë e Çegran, flas si shqiptar, pse duhet përkrahur njerëzit të cilët i ka vendosur të garojnë BDI?

Kush më fuqishëm e më mirë se sa këta djem dhe vajza që janë të rreshtuar në këto lista dinë të mbrojnë kauzën shqiptare, kush më shumë se këta dinë të përballen me palën tjetër dhe përballë tyre të jenë fitimtarë?”, deklaroi Ahmeti.

Shefi i Shtabit Qëndror, Bekim Neziri para banorëve të Uskanës tha se përçarja e votës shqiptare do të dobësojë pozitën e politikë-bërjes.
“As acari nuk ju ndali të dashur kërçovarë që të dilni kështu të organizuar dhe t’i thoni ‘PO’ politikave të Ali Ahmetit, t’i thoni ‘PO’ BDI-së.

Dëshirojë të përcjellë një mesazh nga Kërçova e Ali Ahmetit, kot e kanë oponentët tanë politik kur bëjnë sulme poshtë brezit ndaj Ali Ahmetit, komandantin e mbrojnë Adem Karraga e Fatmir Dehari, djemt më të mirë të shqiptarisë të cilët gjatë vitit 2001 nuk kursyen asgjë për kombin.

Të gjithë ata oponentë tanë politik që mendojnë se janë të fuqishëm, sot nga Kërçova morrën qartë ‘kartonion e kuq’, ata nuk mund të organizojnë as tubime dhe kanë nisur të anulojnë fjalimet e tyre, duke pranuar kështu kapitulimin katër ditë para datës së zgjedhjeve”u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, Bekim Neziri, transmeton Tetova Sot.

Përveç Ali Ahmetit, para kumanovarëve folën edhe kandidatët për deputetë të kësaj zone, përfshirë edhe ministra aktual dhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu