Ahmeti përkujton Ismet Jasharin: E deshi më shumë se gjithçka atdheun

23 vite nga rënia heroike e figurës legjendare të komandant Kumanovës, me këtë rast e ka përkujtuar sot edhe Ali Ahmeti i cili ka shkruar se Ismet Jashari e ka dashur më shumë se gjithçka atdheun dhe se ishte një ndër figurat e para që i është përgjigjur kushtrimit për luftë.

Ja postimi i Ahmetit:

“Në 23 vjetorin nga rënia heroike e një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ismet Jashari Kumanova, telefonova të vëllanë Xhemë Jashari për ti evokuar kujtimet për veprën e tij të madhe kombëtare.

Ai e deshi më shumë se gjithçka lirinë.

E deshi më shumë se gjithçka atdheun dhe ishte ndër të parët që iu përgjigj kushtrimit për luftë.

Nuk e kurseu as jetën.

Lavdi veprës dhe jetës së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu