Ahmeti: Prishtina e Tirana të flasin me një zë për shqiptarët në Maqedoni

Edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, transmeton Koha.net.

Ahmeti në Facebook ka shprehur habinë që gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë, ashtu siç e ka cilësuar kryetari maqedonas Ivanov duke mos e mandatar Zoran Zaevin për bashkëqeverisje me shqiptarë, ndërsa ka kërkuar që kryeqendrat shqiptare lidhur me këtë të flasin me një zë.

Ahmeti ka shkruar:

Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi./koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu