BDI-ja ka shënuar në Shkup përvjetorin e fillimit të luftën së vitit 2001 në Maqedoni. Manifestimi është mbajtur tek përmendorja e UCK-së në komunën e Çairit ku përveç përfaqësuesve të BDI-së kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të shoqatës së veteranëve të luftës ndërsa është përkujtuar edhe dëshmori i parë Muzafer Xhaferi nga Tanusha. Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali Ahmeti, tha se shqiptarët në Maqedoni kanë fituar me gjak shumë të drejta.
Këtu vendosëm lule pranë një shqiponje të merituar , për të cilën shqiponjë shqiptarë në shekuj kanë derdhur gjak dhe gjaku më i freskët dhe më i rijnë është para 16 vitesh që ne po e përkujtojmë sot pasi të gjithë të drejtat ne i kemi realizuar me gjak – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./ina