Ahmeti tha se Mickoski e ka parë luftën në televizor, Mickoski i përgjigjet në facebook me “kallash”

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti gjatë tubimit të djeshëm në Tetovë tha se kryetari i VMRO DPMNE -së Hristjan Mickoski e ka parë luftën vetëm në televizor. Këtij prononcimi të Ali Ahmetit i është përgjigjur menjëherë sot Hristjan Mickoski duke nxjerrë foto në fejsbuk nga lufta e 2001, i veshur me rroba ushtarake dhe kallash në dorë.

“Përrallat për vitin 2001, Aliu mund t`ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari inkurajohet nga haciendat komfore në Zajas, derisa populli shqiptar dhe maqedonas janë të urritur. I dyti, si dezertor i vitit 2001, gjithçka do t`i besojë dhe duhet ta zbatojë, për të bërë kriminalitet edhe ai vetë. Herën tjetër le të shohin dhe lexojnë mirë atë që e them, e jo ta nxjerrin nga konteksti. Unë mendova se do të lëvdërohen me fabrikë të re…” – shkruan Mickoski në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu