“Ajo po më shfrytëzon”, Luizi direktiva të qarta Kiarës, plani për ta nxjerrë Efin nga shtëpia: Mos e shpëto

Luizi është i bindur që Efi po e shfrytëzon atë, ndaj ditën e sotme bëri një deklaratë të fortë, ku u shpreh se në rast se do ketë në dorë Zinxhirin e Shpëtimit, ai nuk do e shpëtoje Efin.

Luizi madje, i kërkoi Kiarës që të mos e shpëtojë Efin, por Elvisin, Keisin, Jorin apo dikë tjetër.

Ky i fundit tha se ka një publik që gjykon dhe e sheh se si është bërë situata brenda.

Ai madje tha, se ia kërkoi asaj ta ndërpriste debatin me Efin, sepse ajo u ngarkua shumë emocionalisht dhe u bë gati të dilte nga shtëpia.

Luizi shtoi se me të nuk tallet dot, askush dhe se në këtë lojë sheh interesat e veta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu