Akar pjesëmarrës në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake të Ushtrisë Libiane

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe stafi komandues i Forcave të Armatosura Turke morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake Tokësore të Ushtrisë Libiane.

Si pjesë e kontakteve të tij në Libi, ku shkoi dje ministri Akar së bashku me shefin e Shtatmadhorisë Turke gjeneralin Yasar Guler dhe komandantët e forcave, ndoqi ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake Tokësore të Ushtrisë Libiane. Në ceremoni, ku të pranishëm ishin edhe ministrin libian i Mbrojtjes Salahudin Nemrush, Presidentin e Këshillit të Lartë të Shtetit Halid Meshri dhe ministri i Brendshëm Fethi Bashaga, filloi me ekzekutimin e himnit kombëtar.

Ceremonia mori fund pas parakalimit të kadetëve të Akademisë Ushtarake Tokësore. Kadetët e diplomuar u përgëzuan nga ministri libian i Mbrojtjes Nemrush, Presidenti i Këshillit të Lartë të Shtetit Meshri, ministri i Brendshëm Bashaga, si dhe ministri Akar dhe gjenerali Guler.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu