Akar: Terroristët do të paguajnë çmimin për derdhjen e gjakut

Të gjithë terroristët, duke përfshirë DEASH, YPG dhe PKK, do të paguajnë çmimin për “derdhjen e gjakut”, tha sot kryeshefi i Shtatmadhorisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë terroristët, përfshirë, DEASH-in, YPG-në, PKK-në, do të marrin atë që e meritojnë dhe paguajnë çmimin për derdhjen e gjakut”, tha Akar në kryeqytetin Ankara.

Deklaratat e kryeshefit të ushtrisë erdhën gjatë vizitës së tij të ngushëllimit në shtëpinë e nënoficerit Musa Ozalkan, i cili ra dëshmorë të hënën gjatë përleshjeve me terroristët në Operacionin “Dega e Ullirit”.

Ai tha se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Turqisë do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit në Siri, pavarësisht kushteve klimatike.

Turqia të shtunën filloi Operacionin “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e PYD / PKK dhe DEASH-i nga Afrini, Siria veriperëndimore.

Sipas ushtrisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria terroriste.

Operacioni në Afrin ka filluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas të atyre që ka të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu