Dega e kryesisë së Aleancës Kombëtare për Integrim – Gostivar ka reaguar ndaj deklaratës dhe akuzave që ka dhënë kandidati i VLEN-it për Gostivar, Nevzat Bejta sot gjatë një konference për media, transmeton InfoShqip.
Reagimi i plotë
“Personi N.B, edhe pse nuk meriton përgjigje, po tenton të mashtrojë opinionin publik me fabrikime dhe shpifje. Qytetarët e njohin shumë mirë të kaluarën e tij politike, si dhe vjedhjet dhe plaçkitjet që lidhen me emrin e tij.
Në vend që të shpërndajë akuza të pavërteta, ai duhet të japë përgjigje të qarta para qytetarëve:
– si i ka realizuar aksionet në hidrocentrale,
– prej nga i buron investimi prej mbi 30 milionë eurosh në Mavrovë,
– si është bërë shitja e tokave atraktive shtetërore ne Gostivar gjatë qeverisjes së tij me klanin e tij kriminal.
– dhe sa dosje e ndjekin nga afër për keqpërdorime të dyshuara.
Po ashtu, duhet të sqarojë se si janë krijuar pasuritë dhe jeta luksoze e tij, kur dihet se prej vitesh është pa punë dhe tashmë pensionist.
A janë realizuar këto me pagën e kryetarit të komunës gjatë kohës sa ka ushtruar këtë funksion?
Sa i përket fabrikimeve dhe akuzave të tij, qytetarët e Gostivarit e dinë shumë mirë se kush ka plaçkitur gjatë 8 viteve të udhëhequra nga ky dhe klani i tij kriminal, dhe kush ka punuar ndershëm për qytetin.
Komuna e Gostivarit ka qenë vazhdimisht nën mbikëqyrjen e të gjitha inspektoriateve dhe revizioneve përkatëse, dhe asnjëherë nuk është konstatuar keqpërdorim i fondeve publike. Për këto shpifje dhe trillime, Aleanca Kombëtare për Integrim do të përgjigjet në mënyrë institucionale. Kandidati në fjalë po dëshmon edhe një herë se është një humbës i përsëritur politik dhe një manipulator i opinionit publik.
Me daljen e tij të sotme publike, personi në fjalë dëshmoi qartë se dëshiron të vjen për hakmarrje dhe zullum ndaj qytetarëve për humbjen e pesë fishtë që i është shkaktuar në Gostivar.
Ky është reagimi ynë i parë dhe i fundit ndaj këtij kandidati të komprometuar.
Me respekt” – kanë shkruar nga Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar.










