AKI humb 23.444 vota, VLEN-i 15.695

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMOR-DPMNE mori numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet e djeshme lokale. Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, janë përpunuar 3.471 nga gjithsej 3.474 vendvotime, që paraqet 99,91 për qind nga numri i përgjithshëm. VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301.919 votuese, ndërsa LSDM-ja opozitare mori 125.824 vota.

Në vendin e tretë është koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, me mbi 114.246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91.242 vota. Partia politike E Majta mori mbështetjen nga 57.063 votues, ndërsa partia ZNAM 38.421. Koalicioni Përvoja për sukses (GROM, LDP, Integra, PCER) mori 13.000 vota. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në zgjedhje votuan gjithsej 883.937 qytetarë, prej të cilëve 833.984 lista janë të vlefshme, ndërsa 49.957 janë të pavlefshme. Dalja është 48,29 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu