Aksidenti tragjik në Vlorë, reagon i tronditur Ardit Gjebrea: Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj.

Më i fundit, ka qenë producenti Ardit Gjebrea, i cili ka shprehur të gjithë trishtimin përmes një postimi në Instastory.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se nuk gjen dot fjalë për të ngushëlluar familjarët.

“Tronditës fakti i familjes Gushi! Trishtim pafund për humbjen e 4 jetëve- dy prindër dhe dy vajza të mitura.

Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët. Paçin paqe të katërt, aty ku janë bashkë”, ka shkruar Gjebrea.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu