Aksion i madh policor në Serbi, arrestohen 17 persona: Dalin detajet e para

Nëpunës policorë, inspektorë dhe pjesëtarë të shërbimit të sigurisë BIA në Beograd sot po i kontrollojnë hapësirat e Klubit futbollistik të Partizanit, pas arrestimit të Veljko Belivuk (Velja Nevolja) dhe Marko Mijkoviq Maret, ndërkaq në të njejtën kohë, policët janë edhe në stadiumin e Cërvena Zvezdës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi në konferencë për shtyp se 17 anëtarë të krimit të organizuar janë arrestuar në aksionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, BIA dhe Prokurorisë për krim të organizuar dhe tha se nuk do të lejohet krijimi i “Klanit të ri të Zemunit” në Serbi.

Grupi kriminel që u asgjësua sot në mëngjes është përgjegjës për një sërë krimesh monstruoze, ndoshta edhe më të rëndat në disa dekadat e fundit.

“Ky grup tërë kohën fshihej prapa grupit të tifozëve të Partizanit, po ata nuk janë fare tifozë, por kriminelë të zakonshëm. Ne do ta dëshmojmë rolin individual të secilit prej tyre dhe nuk do të tolerojmë kurfarë lloje të krimit”, deklaroi zëvendës shefi i Drejtorisë për polici kriminalistike (UKP), Ninosllav Cmoliq.

Siç theksojnë mediumet, bëhet fjalë për një nga grupet më të fuqishme të organizuara kriminele në rajon, i afërt me klanin nga Mali i Zi. Në nëntokë, me vite zhvillohet konflikt i ashpër mes këtyre dy klaneve, që ishte shënuar me një sërë likuidimesh në Serbi, Mal të Zi, Greqi dhe vende të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu