Emisioni Soirée nuk kishte si të ishte ndryshe veçse për patriotizmin duke qenë se përkoi edhe me 28 Nëntorin.
Të ftuar në mbrëmjën e kësaj të mërkure ishin Irini Qirjako, Marin Mema, Briken Fejzullai, Aulon Tare dhe aktori i njohur shqiptar, të cilin e kemi asnjëherë në një intervistë në Shqipëri, Luran Ahmeti.
Ahmetin e keni pëlqyer në serialin turk, Sulejmani i Madhërishëm apo në filmin amerikan “Tekken” dhe në një sërë produksionesh amerikane.
Në intervistën e tij të parë në Shqipëri, Ahmeti ka treguar për Jonida Shehun se si nisi karriera tij dhe lidhja me projektet hollyëoodiane.
I pyetur se si u gjend Ahmeti në një film si Tekken ku shqiptarët e ballkanasit nuk ishin në kushte favorizuese, aktori ka rrëfyer: “Unë kam pasur disa oferta nga filma ku më është ofruar roli negativ e unë nuk e kam pranuar dhe më pas ato filma janë bëre shumë të suksesshëm. E vërteta është se mua kjo më hante nga brenda, pse nuk i bëra pjesë e budallallëkut tim”.
“Të gjithë ne kemi momentet tona kur bëhemi pishman. Sidomos kur shohim persona të tjerë që bëjnë hapa me të mëdha dhe bëjnë kompromise të ndryshme”, – ka rrëfyer Ahmeti.
“Dhe kemi dobësi tonat ku themi, do ta bëj këtë kompromis. Industria amerikane dhe hollyëoodiane është e madhe, ne nuk mund t;i kundërvihemi. Tekkenin unë doja ta kisha një përvojë… prandaj dhe e pranova”, – ka përfunduar aktori i famshëm shqiptar.










