Prejardhje shqiptare ka edhe një tjetër aktor i njohur në Turqi. Bëhet fjalë për 23 vjeçarin, Burak Yoruk i cili aktualisht luan në serialin shumë të shikuar në Turqi, “4N1K Yeni Başlangıçlar”.
Aktori ka zbuluar se ka prejardhje shqiptare, përmes një video të publikuar në kanalin e tij në Youtube.
Nëna e Burakut është shqiptare, mirëpo aktori tha se din vetëm disa fjalë në gjuhën shqipe. “I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.
Ndryshe pak kohë më parë edhe aktori tjetër që cilësohet si një ndër më bukuroshët në Turqi, Atakan Hosgoren i cili luan në po të njejtin serial deklaroi se është me prejardhje shqiptare.
VIDEO:










