Akuzë e rëndë, Jul Deda tregon ministren e Ramës me diplomë “Kristali”

Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-pronarit të universitetit “Kristal”.

Sipas aktorit pas arrestimit të Muçajt duket të pushohen nga puna 30% e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Deda nuk përjashton asnjë krah politik, madje bën akuzën e rëndë se edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka një diplomë nga “Kristali”.

“Nese arrestohet pronari i ish-Kristalit per dhenie diplomash fallco, i bie te pushohen nga puna 30% e deputeteve te Parlamentit, sepse kane nje te tille.

Majtas dhe djathtas, perfshi ketu edhe ministren e arsimit..!
Apo jo more miq…!?”- shkruan Julian Deda në Facebook.

Ditën e djeshme policia e Tiranës vuri në pranga Ahmet Muçajn me akuzën e rëndë, falsifikim diplomash.

Muçaj vazhdonte të shiste diploma fallco për 2500 euro pavarësisht se universiteti i tij ka më shumë se 3 vite i mbyllur. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu