UEFA ka krijuar një problem me llogarinë e Ligës së Kampionëve në Twitter.
UEFA ka publikuar një fotografi të ekipit të Real Madridit me pyetjen: “Kampion në vitin 2018?”.
Por, fotografia ka zgjuar reagime nga shumë tifozë të skuadrave tjera rivale në garën elite të klubeve evropiane, duke e akuzuar se po favorizon Real Madridin.
Në përgjigjet nën fotografi mund të shihni reagimet e tifozëve duke u kundërpërgjigjur me fotografitë e skuadrave të tyre të zemrës që janë ende në garë për trofeun e Ligës së Kampionëve. /InfoShqip