Ekspertët mjekësorë, si dhe teoricienët konspirativë thonë me bindje se presidenti amerikan Donald Trump vuan nga demenca. Shkak për të menduar këtë gjë është bërë kapja e gotës me të dyja duart nga presidenti gjatë konferencës së prezantimit të strategjisë së re për sigurinë kombëtare, përcjell Albeu.com.
Përdoruesit e Tëitter’it së shpejti filluan të mahiten në llogari të teknikës së tij, mirëpo, shumica kanë theksuar se mënyra e Trump’it e pirjes së ujit mund të jetë indikacion se ai ka probleme shëndetësore, shkruan Daily Mail.
Mjeku Ford Vox në një analizë për Stat Neës ka theksuar se Trump vuan nga demencia sepse shpesh e kundërshton vetveten, në intervista flet broçkulla, harron t’i nënshkruaj ligjet dhe ka shprehje të çuditshme të fytyrës.
Po ashtu sekretarja për mediet Sarah Huckabee Sanders ka thënë se Trump vitin e ardhshëm do t’i nënshtrohet kontrollit sistematik dhe se rezultatet e kontrollit do të publikohen./albeu










