Alarmohen pasagjerët: Ish truproja e kryeministrit anglez harron armën në tualetin e aeroplanit

Ndaj ish truprojës së ish kryeministrit anglez David Cameron kanë nisur hetimet, pasi në mesin e pasaportave u gjet edhe një armë të cilën ai e kishte harruar në tualet gjatë fluturimit të tij nga Nju Jorku për në Londër.

Pasaporta e tij dhe e ish-kryeministrit u gjet dhe iu dorëzuan ekuipazhit të fluturimit, ndërsa arma u largua më pas nga aeroplani, sipas raporteve.

The Sun citoi një biznesmen 33 vjeçar i cili ishte një nga pasagjerët në fluturim, duke thënë: ”Djali afër meje kishte gjetur armën në tualet e që dukej e pabesueshme, ekuipazhi i aeroplanit u përpoqën të na qetësonin të gjithëve duke shpjeguar se ligji lejonte armë në aeroplanët për truprojat dhe se arma ishte me të.”
Një zëdhënëse e British Airëays tha: “Ne ndjekim rregullat të cilat lejojnë policinë e Mbretërisë së Bashkuar të mbaj armë zjarri në bord në rrethana specifike, të kontrolluara. Ekuipazhi ynë u mor me çështjen shpejt para nisjes dhe fluturimi vazhdoi si normal. “


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu