Alarmohen prindërit, çfarë i ndodh fëmijës kur prek ekranin e telefonit

“Prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre sa më larg telefonave”.

Kështu ka deklaruar eksperti Tim Smith i cili si mjek pediatër mori pjesë në një studim të kryer në Britaninë e Madhe.

Sipas rezultatit të anketave nëse një fëmijë e prek ekranin e telefonit gjatë një ore, atij i hiqen 16 minuta gjumë.

“Qasja e fëmijëve ndaj ekraneve me prekje është rritur dhe kjo nënkupton vetëm gjumë të reduktuar. Shifrat janë alarmante dhe prindërit pas këtij studimi duhet të reflektojnë dhe ti mbajnë fëmijët e tyre sa më larg telefonave. Gjumi është faktori më i rëndësishëm që siguron një rritje të shëndetshme dhe një të ardhme më produktive”- thotë Smith.

Kjo sipas ekspertëve mund të sjellë shqetësime serioze për të ardhmen e tyre, pasi ul përqendrimin gjatë kohës që ata janë në shkollë, por ndikon edhe në gjendjen emocionale dhe sociale të fëmijëve.

Nga anketat e plotësuara në Britani se sa i përdorin fëmijët telefonat rezultoi se:

75% e të vegjëlve prekin së paku një herë në ditë një ekran telefoni.

51 % të fëmijëve 6-11 muajsh luajnë me një prekje çdo ditë.

Përdorimi i pajisjeve rritet në 92% për fëmijët e moshës 25- 36 muajsh.

Mesatarisht një foshnje luan me një pajisje për 25 minuta, duke humbur 6 minuta gjumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu