E kujt nuk i ka ngelur në mëndje Aurora e Alban Ramosaj i cili arriti të fitonte çmimin Tendencë mbrëmë tek Kënga Magjike.
Si duket ajo është dikush me shumë peshë në jetën e Albanit pasi ai ia dedikon asaj këtë çmim.
“Këtë çmim ja dedikoj familjes time, është çmimi i parë. Mam, trixa faleminderit për çdo gjë. Fansat më të mirë në botë që përherë i kam aty për mbështetje. Siurisht ty Aurora që shkrova jo vetëm këtë këngë, por një album të tërë falë teje”, shkruan Albani në fotografinë e postuar në Instagram.
Kjo është kënga e tretë që Albani i dedikon ish- të dashurës. Nuk dihet nëse vajza e zemrës e ka vërtet emrin Aurora, por është e sigurt që ajo ka lënë goxha shenjë në jetën e tij.









