Albana Osmani me një emision të ri, jo në Top Channel: Nuk kam para të paguaj stafin

Albana Osmani prej vitesh është një ndër figurat kryesore të Top Channel por së fundmi ajo është e aktiviuzar dhe me fondacionin “Ti je një Luledielli”, nismë e cila është përkrahur shumë nga shqiptarët edhe për arsye se Albanën e ka ndihmuar shumë imazhi i saj.

E ftuar në “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën Albana ka treguar se këtë punë bashkë me stafin e saj e bëjnë në mënyrë vullnetare ndaj ka menduar që të hape një emision për të nxjerrë të ardhura që të paguaje stafin.

“Po planifikoj të bëj një show, një projekt në Youtube i cili do të jetë i titruar dhe i përkthyer në anglisht me qëllimin që të shikohet kudo.

Duhet sensibilizohet dhe mbahet audienca e mirëinformuar dhe update-uar me gjithçka që ndodh rreth kësaj nisme. Nuk po e nis në Youtube pastaj të kaloj ne televizion, se unë aty jam. Është një shoë që nga klikimet të fitoj për të paguar stafin dhe të zhvillojmë idetë tona shkruan blitz.al.

Show do të jetë si reality, pak Ellen Degeneres por e lidhur me nismën. Do të jetë një herë në javë”, është shprehur moderatorja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu