Në kuadër të përkushtimit të palëkundur për përkrahjen e të rinjve dhe zhvillimin e sportit lokal, Albi Qamili, bartës i listës së koalicionit VLEN për Tetovën, realizoi një vizitë në klubin e karatesë “Onyx”. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe ministri Besar Durmishi.
Gjatë vizitës, u vlerësua puna e jashtëzakonshme që po bëhet në këtë klub nga trajneri i ri dhe kampion, Driton Halimi, i cili me pasion dhe profesionalizëm po rrit gjenerata të reja të sportistëve.
“Në kuadër të angazhimit tonë të palëkundur për mbështetjen e rinisë dhe sportit, realizuam një vizitë të rëndësishme në klubin e karatesë “Onyx”,
së bashku me kryetarin Bilall Kasami dhe ministrin Besar Durmishi. Ky klub, që udhëhiqet me pasion dhe profesionalizëm nga trajneri i ri dhe kampion, Driton Halimi, është shembull i suksesit të rinisë sonë.Kjo vizitë është dëshmi se ne, flasim me një zë të përbashkët dhe se mbështetja për sportin nuk është vetëm premtim, por vepër konkrete. Sporti është fuqi, rinia është e ardhmja, e ne do të jemi zëri i tyre!”, ka shkruar Qamili.
Vizita në “Onyx” përçoi një mesazh të qartë: sporti është vlerë, rinia është fuqi, dhe Tetova meriton më shumë mbështetje për të dyja.