Albi Qamili në takim me rininë: Të gjithë me një zë për Kapitullin e Dytë të Tetovës

Në kuadër të fushatës zgjedhore, bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Albi Qamili, është takuar me të rinjtë e qytetit, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për vizionin e tij politik.

Pas takimit, Qamili ka theksuar se rinia është energjia kryesore e ndryshimit dhe se bashkë me ta po hapet kapitull i ri për Tetovën.

“Rinia me NJË ZË për kapitullin e dytë të Tetovës,” ka shkruar Qamili në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve në vijim ai do të realizojë edhe takime tjera me rininë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu