Albin Kurti del për të bërë blerje sipas orarit të numrit personal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se sot sipas orarit të lëvizjes me numër personal, ka dalur për blerje.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, Kurti ka thënë se sot ka bërë blerje nga ora 09:00, pasi kështu e kishte orarin e paraditës të caktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Postimi i Kurtit:

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.”, ka shkruar ai.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu