Albin Kurti e përsërit: Do të jem bartës i listës

Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i vendosur se do të jetë bartës i listës së partisë së tij në zgjedhjet e 14 shkurtit.“Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, ka deklaruar Kurti, përcjell Gazeta Blic.

I pyetur për moscertifikimin e tij nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti ka ritheksurar se partia e tij ka dorëzuar listën dhe ajo është lista e VV’së.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të apdejtohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Ai këto deklarata i bëri gjatë homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.Ndryshe, KQZ dje ka bërë të ditur se 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin përfshir edhe kreun e LVV-së Albin Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu