Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar në kabinetin e tij një këshilltare të huaj. Bëhet fjalë për Maria Bamieh, ish-prokurore e EULEX’it e cila ishte ‘përjashtuar’ nga misioni i saj.
Lajmin për detyrën e re e ka konfirmuar vet ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
“Për shokët e mi jo -shqipfolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar këshilltare ligjore në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm”, shkruan Bamieh.
Ndryshe, Maria Bamieh ishte bërë e njohur pasi që akuzonte EULEXI’in për korrupsion, gjatë kohës sa ishte prokurore.
Ky mision më pas, vendosi ta lirojë atë nga kjo detyrë dhe ta largojë krejtësisht nga vendi.
Prokurorët vendorë kishin filluar të trajtojnë dyshimet për shpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-prokurorja Maria Bamieh.










