Albin Kurti mbështetje të fuqishme edhe në Maqedoni

Albin Kurti mbështetje të fuqishme edhe në Maqedoni
Në kohën kur po mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes po gëzon një simpati edhe të qyteterat shqiptar në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë postuar foton e tij së bashku me liderin e Lëvizjes për Reforma në PDSH-së, Ziadin Sela.

“Është koha për ndryshim të skenën politike në Kosovë e Maqedoni. Për fat të mirë kemi liderë të fuqishëm atje e këtu. Mendoj se Albin Kurti duhet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ndërkaq, në Maqedoni është mirë gjithashtu në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë liderët e rinj të guximshëm. Madje do të ishte mirë të bashkohen edhe partitë opozitare për një ndryshim rrënjësor të Skenës politike, thekson F. Memeti për agjencinë e lajmeve INA.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Shpëtim Pollozhani shpreh mbështjetjen e hapur për Albin Kurtin.

“Albinizmi është fat historik. Politikat e deshtuara te politikanëve të dështuar e bënë Kosovën një shtet jofunksional. Edhe miqte tane janë lodhur me keta politikane te deshtuar, të cilët ne qafe i kanë të varura hipotekat e korupcionit dhe krimit. Ata gjithnje do te shantazhohen dhe do te kërcënohen nga këto hipoteka, prandaj, vëllezër kosovarë, bëni një prerje cezariane. Ndihmojuni miqve tanë perëndimorë. Votoni Vetvendosje. Vetvendosje është dhuratë për të gjithë shqiptarët”, thekson Pollozhani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu