Albin Kurti në Top Show: Nuk gjej arsye për të festuar pavarësinë e Kosovës

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga 9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ish-lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ftuar në studion e Top Show, ka pohuar se Pavarësia Kosovës i ka ardhur pikërisht nga protestat e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosje.

Alban Dudushi: Vjet ju nuk ia uruat pavarësinë Kosovës, do ia uroni këtë vit?
Albin Kurti:
Kosova nuk ka fituar substancë të pavarësisë, vazhdon të mbetet vendi me papunësinë dhe varfërinë më të madhe në Evropë, ndërkohë që nuk e kemi bashkuar Mitrovicën dhe nuk po lejohet bashkimi i ushtrisë në Kosovë  që do të mundësonte edhe integritetin territorial.

Metodat e reja që po ndjek Serbia ndaj Kosovës

Alban Dudushi: Ishit ju që në 2014 bojkotuan nisëm për krijimin e ushtrisë?

Albin Kurti: Kushtëzimi i listës serbe është një çmim shumë i lartë për të thënë që kemi një ushtri. Ushtria nuk bëhet me Beogradin. Të tillë e ka edhe Bosnja, mirëpo Bosnja, po i  hyre brenda i sheh nja tre shtete të tjera ! Treni “Kosova është Serbi” u ndal në Rashkë, por ka një tren tjetër që vjen dy herë në  ditë prej Krajlevës dhe nuk do të ndalet dhe ai është “Kosova do të bëhet Bosnje” . pra Serbia ka kaluar nga ideja e riokupimit të Kosovës, në idenë e bosnjëzimin e Kosovës dhe fatkeqësissht nuk mund të them që është e pasukseshme.

Alban Dudushi: Ku për shembull? Ku ka qenë e suksesshme?

Albin Kurti: Ka qenë e suksesshme në operatorin e tretë të telefonisë mobile, në operatorin e tretë të energjisë në Kosovë. Ka qenë e suksesshme në sistemin e drejtësisë dhe konkretisht në regjionin e Mitrovicës gjykatësi është detyrimisht serb. Shqiptarët sipas rastit mund ti qëllojë gjykatësi ose shqiptar ose serb, por serbët e kanë gjykatësin detyrimisht serb a thua se të qenit serb është kategori profesionale jokombëtare. Po ashtu kanë pasur sukses në faktin që Kosova mbetet në decentralizimin mbi baza etnike e ndarë për së brendshmi, ku serbët u ndanë prej nesh në 10 komuna dhe tash duan të bashkohen kundër nesh në atë që e kemi quajtur asosacioni i komunave me shumicë serb, por më e drejtë është të quhen Zajednica.

Alban Dudushi:  Asosacioni, në një këndvështrim tjetër, do t’i bënte serbët të ishin më të hapur ndaj republikës së Kosovës, por ju duke i mbajtur larg, praktikisht po ia lini Beogradit ata?

Albin Kurti: Mund tu japësh serbëve të Kosovës çfarëdolloj asosacioni, por kurrë Beogradi nuk do ta konsiderojë një gjë të tillë që është rezultat i bujarisë shqiptare, por i kokëfortësisë së tyre. Ata gjithmonë do të thonë: e shihni, dhuna jonë me strukturat paralele tonat dha këto rezultate.  Asnjëherë nuk do të thonë që shqiptarët janë zemërgjerë.  Serbët thonë: Çka është e jona, është e jona, çka është e juaja është e negociueshme dhe vazhdimisht e kanë ndjekur një politikë të tillë. Politikanët shqiptarë kanë qenë nga njëherë naiv, nganjëherë  moskokëçarës dhe shpeshherë të korruptuar dhe të shantazhuar dhe na kanë sjellë në një situatë ku 9 vite pas shpalljes së pavarësisë nuk po mund të festojmë siç duhet./TCH


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu