Albulena Haxhiu pritet të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu me gjasë do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, pasi që tanimë për zgjedhjen e saj janë votat e sigurta, për dallim nga përbërja e kaluar ku dështoi që ajo të drejtoj këtë post.

Vendimi është marrë sot gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me deputetin Dimal Basha dhe deputeten Albulena Haxhiu, ku është diskutuar situata aktuale politike dhe procesi i konstituimit të Kuvendit, sipas burimeve të Tëvë1.

Haxhiu pritet të propozohet sërish për këtë post në seancat e ardhshme, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Albulena Haxhiu ka kandiduar disa herë për postin e Kryetares së Kuvendit, në senacat konstituive të herës se kalur mirëpo nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu