Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi fillojnë mandatin e shtatë të deputetit

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ai i BDI-së Ali Ahmeti do të jenë rekorderë në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Thaçi dhe Ahmeti do të fillojnë mandatin e shtatë si deputetë.

Përveç tyre, mandatin e shtatë e fillon edhe kryetari i Partisë Serbe, Ivan Stoilkoviç, i cili u zgjodh deputet si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, raporton Telma.

Kuvendi i ri do të ketë 92 deputetë të rinj dhe 28 nga përbërja e vjetër, transmeton Gazeta Lajm. Mandat deputeti kanë marë edhe 9 ministra aktualë, prej të cilëve 6 janë nga radhët e LSDM-së dhe 3 nga radhët e BDI-së.

Kuvendi pritet të konstituohet deri më 30 korrik, kurse përbërja e deputetëve me siguri do pësojë ndryshime, sepse disa nga deputetët do të transferohen në Qeveri dhe në pushtet ekzekutiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu